Lidhur me këtë pas pranimit të informatës, rasti është trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës.
Ndërsa sot më datë 04.06.2025, në koordinim ndërinstitucional mes Policisë së Kosovës dhe Doganës, janë ndërmarrë veprime hetimore në terren.
Si rezultat i këtyre veprimeve, janë lokalizuar dy posta të shpejta përmes së cilave janë shpërndarë produktet e falsifikuara. Me pas është identifikuar edhe personi si dhe objekti në Ferizaj, ku produktet janë ripaketuar dhe ambalazhuar.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar:
Dhjetë thasë – paketime prej 6800 gr të mbushur me lëndë të parë, proteine "REALMASS" e cila
pas ripaketimit në pako me të vogla (kuti plastike – imitim) online është shitur si Collagen,
Njëmijë e pesëqind copë ambalazh plastik, imitim i paketimit origjinale të produktit,
Njëmbëdhjetë pako të gatshme për shitje në treg;
Si dhe një sasi e konsiderueshme etiketash me mbishkrimin Collagen
Në magjistralen Prishtinë– Pejë, te selia e njërës nga postat e shpejta, janë gjetur edhe:
Tridhjetë (30) pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve,
Kurse në Lipjan, po ashtu të një postë tjetër e shpejtë, janë gjetur dhe konfiskuar:
Tri pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe më pas me aktvendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.