Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.
Vlen të theksohet fakti se me grupit sot u bashkua edhe mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, i cili natyrisht është bashkuar vetëm për stërvitje.
Të tjerë futbollistë nga Superiorja kanë qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo në seancat stërvitore të këtyre ditëve të para..