Rikthehet në Tiranë pas 9 vitesh, caktohet arbitri i ndeshjes Shqipëri–Serbi

- Gazeta e Prizrenit

Rikthehet në Tiranë pas 9 vitesh, caktohet arbitri i ndeshjes Shqipëri–Serbi
Kombëtarja përballet të shtunën, në orën 20:45, me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në një ndeshje të vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

UEFA e ka vlerësuar me rëndësi të veçantë këtë përballje, duke deleguar një grup arbitrash nga Italia.

Kryesor do të jetë Davide Massa, një prej emrave më të spikatur të Serie A ndërsa do të asistohet nga Filippo Meli dhe Ciro Carbone.

Arbitër i katërt do të jetë Fabio Maresca dhe në VAR-in do të kujdesen Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri.

Davide Massa ka një precedent të vetëm me Shqipërinë, më 16 nëntor 2015, kur arbitroi një miqësore ndaj Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”, që përfundoi në barazim 2-2.

Për Shqipërinë, kjo është ndeshja e tretë në grup ndërkohë, për Serbinë kjo do të jetë sfida e parë në këtë fushatë kualifikuese.



Read it all at Gazeta e Prizrenit