Vdes oficeri doganor, Shenaj Kotle

- Bota Sot

Vdes oficeri doganor, Shenaj Kotle

Dogana e Kosovë ka njoftuar se ka humbur një nga oficerët e saj, Shenaj Kotle.

Kotle vdiq të mërkurën, sipas njoftimit të Doganës.

“Që nga dita e parë e punës se tij në Doganën e Kosovës ai gjithmonë ka dhënë kontributin maksimal si një oficer doganor i përkushtuar në punë, i afërt me të gjithë koleget e mbi të gjitha një oficer doganor i respektuar nga të gjithë ne”, thuhet në njoftim.

Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu në emër të Doganës së Kosovës i shprehu ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë miqve të tij.

“Mungesa e jote do të ndjehet në punë dhe në shpirtin e organizatës sonë, gjithmonë në kujtimin tonë, koleg i dashur dhe mik i mirë”, thuhet në ngushëllimin e Llugaliut.



Read it all at Bota Sot