Asnjë plan para Botërorit

- Bota Sot

Asnjë plan para Botërorit

Bayern nuk po lëviz në merkato. Duket sikur ka ngecur dhe nuk po mban dot ritmin e klubeve të tjera big në Europë.

Real Madrid dhe Liverpool kanë afruar mbrojtësit e djathtë të shumëkërkuar, një nga rolet më të vështira për t’u mbuluar në vitet e fundit. Bayern, ende jo. Është pika e dobët e formacionit bavarez, por deri tani klubi nuk ka asnjë ide.

Mediat nuk kanë raportuar asnjë emër që Bayern po ndjek.

Së dyti, Bayern nuk ka ende një alternativë për Harry Kane.

Sulmuesi anglez, nëse dëmtohet, nuk ka asnjë zëvendësues, sidomos tani që në Mynih nuk luan më Thomas Müller, i konsideruar shpesh si sulmues opsional.

Së treti, pas refuzimit të Florian Wirtz, Bayern nuk po nxiton për të blerë një yll botëror, i cili mund të luajë menjëherë në Botërorin e klubeve, ashtu siç po veprojnë klubet e tjera. Bayern duket i prapambetur në merkato. Madje, edhe pa ide.



Read it all at Bota Sot