Evans Aneni nuk do të jetë më futbollist i Vorës. Lojtari dhe klubi kanë ndarë rrugët mes tyre në këtë merkato.
Lajmin e kanë zyrtarizuar kampionët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Klubi falenderon futbollistin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron sukses në vazhdim.
“Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Evans Aneni. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi.
Falenderojmë Evans për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij“, ka shkruar Vora.
ZYRTARE/ Vijon EKSODI te kampionët, klubi njofton largimin e ish-it të Kukësit
Ky është largimi i dytë nga kampionët e Kategorisë së Parë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë deri më tani janë larguar 6 futbollistë.