Kosova është në prag të dy miqësoreve të rëndësishme, ndaj Armenisë më 7 qershor dhe ndaj Komoreve më 9 qershor, që të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në konferencën për shtyp para përballjes së parë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi qartë se objektivi kryesor i skuadrës nuk është eksperimentimi, por fitorja dhe përgatitja serioze për sfidat kualifikuese të Botërorit.
“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë.
Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi Foda me vendosmëri.