Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Aty, Abdixhiku tha se në një festë si kjo duhet të shërbejë për të marrë mësim për devotshmëri, solidaritet e dashuri.
Abdixhiku: Të marrim mësimet më të mira nga Kurban Bajrami
“Kjo ditë dhe kjo festë e skarificës le të na shërbejë si mësim dhe devotshmëri ndaj Krijuesit, si mësim për solidaritet ndaj njëri-tjetrit, si mësim për dashurinë ndaj vendit dhe Republikës të Kosovës”, tha Abdixhiku.
Ai ka uruar edhe gazetarët, të cilët në ditë feste janë në krye të detyrës.