Portieri serb flet për portierët shqiptarë

- Bota Sot

Portieri serb flet për portierët shqiptarë

Mungesa e dy portierëve me emër si Milinkoviq-Saviq dhe Rajkoviq, ka bërë që tashmë fanellën e titullarit te Serbia ta marrë Gjorgje Petroviq. 

Portieri ka pasur një karrierë me ulje-ngritje që pa shpërthimit në kampionatin amerikan të futbollit, te transferimi te Chelsea e së fundmi në huazim te Strasburg.

Ish-shoku i skuadrës i Armando Brojës, ka kaluar më në fund në sezon të mirë te klubi francez dhe vjen te ndeshja në Tiranë me optimizmin se do të bëjë mirë edhe me përfaqësuesen e vendit të tij, ndonëse pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë përballë lojtarëve cilësorë të Shqipërisë.

“Kemi një ndeshje të vështirë para nesh, është ndeshja e parë e kualifikueseve. Ata kanë një skuadër të mirë, i ndoqa në Kampionatin Europian. Unë shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, ashtu siç po e planifikojmë.

Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një start të mirë në kualifikuese”, tha ai.

“Portierët shqiptarë? Të dy kanë padyshim cilësi, eksperiencë në Serinë A, janë të dy të mirë.

Nga ana tjetër, ata kanë Asllanin dhe shumë lojtarë të tjerë me cilësi, ndaj kemi një ndeshje shumë të vështirë para nesh.

Ne e dimë gjithçka, e dimë cilësinë tonë, kemi kaluar disa ndeshje të mira, e dimë çfarë duam dhe sa e duam.

Na duhet të luajmë në mënyrë inteligjente, me durim, të përfitojmë nga rastet që krijojmë. Trysnia do të jetë e madhe, e njohim historinë e disa ndeshjeve, por duhet të lëmë gjithçka pas nesh dhe të fokusohemi te fusha e lojës. Duhet të jemi më të mirët dhe të bëjmë kombin të lumtur.

Anglia? Ne luajtëm në Europian, mund të rivalizojmë. Ata janë favoritë në grup por ne do të përgatitemi edhe për ta.

Në Gjermani, ne ishim më mirë në pjesën e dytë, sulmuam më shumë kishim më shumë mbajtje topi. Por le t’i marrim gjërat me radhë, vetëm Shqipëria është në mendjen tonë, pastaj Andorra, në mënyrë që të kemi në start të mirë për atë ndeshje me Anglinë”, tha portieri i Serbisë.



Read it all at Bota Sot