Serbët janë të befasuar çka po shohin në kryeqytetin shqiptar, që kushton 75 milionë euro

- Bota Sot

Serbët janë të befasuar çka po shohin në kryeqytetin shqiptar, që kushton 75 milionë euro

Një ditë na ndajnë nga ndeshja e madhe mes Shqipërisë dhe  Serbisë në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Ndeshja do të luhet nesër (20.45) në stadiumin e bukur “Air Albania” në Tiranë.

“Serbia do të fillojë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në një stadium modern, por shumë të çuditshëm në Tiranë”, shkruan mediumi serb “Kurir”.

“Stadiumi ‘Air Albania’ është padyshim stadiumi më modern i futbollit në Shqipëri dhe një nga objektet sportive më moderne në Ballkan.

Ndodhet në qendër të Tiranës, ndërtimi i tij filloi në shtator të vitit 2016, dhe u hap zyrtarisht më 17 nëntor të vitit 2019 me ndeshjen Shqipëri - Francë (0:2) në kualifikueset e Kupës së Botës.

Megjithatë, ndeshja e parë e luajtur në këtë fushë ishte një ndeshje miqësore midis klubeve të futbollit të vajzave Vllaznia dhe Apolonia.

Stadiumi është i rrethuar nga një hotel, restorante, dyqane luksoze...

Pamja e jashtme nuk të jep përshtypjen se është një stadium, sepse ka restorante dhe kafiteri të shumta, një hotel, dyqane veshjesh dhe këpucësh të markave, si dhe një kazino që punon pa ndërprerje.

Nuk ka ndriçim, dhe duket më shumë si një qendër tregtare, gjë që në fakt nuk do të ishte një pohim i gabuar”, shkruan më tej.

“Në katin e pestë është Muzeu i Futbollit Shqiptar, dhe i gjithë kompleksi ka edhe salla konferencash, një qendër spa dhe një garazh nëntokësor.

Mund ta krahasojmë këtë me stadiumin në çatinë e një qendre tregtare në Beograd, ku luan Vozdovci, me një koncept dhe plan të ndryshëm.

Një lloj kulle brenda stadiumit është 112 metra e lartë dhe është ndërtesa më e lartë në Shqipëri.

Ndërtimi i stadiumit nuk kushtoi 10 milionë, por kaq iu desh Federatës Shqiptare të Futbollit për të mbështetur kompaninë private "Albstar", e cila shtoi edhe 65 milionë euro të tjera.

Në këmbim, kompania mori të drejtën për të menaxhuar hapësirën në kompleks, domethënë hapësirën ku ndodhet e gjithë përmbajtja“, - ka shkruar më tej.



Read it all at Bota Sot