Punëtori i huaj bie nga kati i gjashtë në Zagreb – shpëton!

- Bota Sot

Punëtori i huaj bie nga kati i gjashtë në Zagreb – shpëton!

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten rreth orës 08:30 në zonën e Peshçenicës të Zagrebit.

Gjatë punimeve të ndërtimit, një 37-vjeçar punonjës i huaj i një kompanie është rrëzuar nga kati i gjashtë, dhe fatmirësisht ka shpëtuar.

Ai po trajtohet në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit, pasi ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Inspektorati Shtetëror i Kroacisë do të përcaktojë rrethanat e aksidentit.



Read it all at Bota Sot