Gjykata refuzon paraburgimin për 17 të arrestuarit në Prizren – ja çfarë vendimi merr

- Gazeta e Prizrenit

Gjykata refuzon paraburgimin për 17 të arrestuarit në Prizren – ja çfarë vendimi merr

Gjykata refuzon paraburgimin për 17 të arrestuarit në Prizren – Caktohet arresti shtëpiak për të gjithë

Pas seancës gjyqësore të mbajtur ndaj 17 të arrestuarve për degradim të ambientit në rajonin e Prizrenit, e cila zgjati deri në orët e vona të natës, Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ndaj të gjithë të dyshuarve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Kjo masë u vendos pasi gjykata nuk ka gjetur bazë të mjaftueshme ligjore për t’i dërguar në paraburgim të arrestuarit, pavarësisht natyrës së rëndë të veprës penale që u atribuohet – ndotje dhe degradim i ambientit përmes veprimtarive ilegale.

Të arrestuarit janë pjesë e një aksioni të koordinuar nga Policia dhe Prokuroria, pas një hetimi të gjerë që zbuloi aktivitet të organizuar në trajtimin e kundërligjshëm të mbetjeve, hedhjen e tyre në zona të pambrojtura dhe veprime që kanë rrezikuar seriozisht ekosistemin dhe shëndetin publik.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në mesin e të ndaluarve ka persona juridikë, pronarë biznesesh ndërtimore dhe transportues të materialeve inerte, që dyshohen se kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e ambientit.

Me vendimin e sotëm, të gjithë të dyshuarit do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, ndërkohë që hetimet e Prokurorisë do të vazhdojnë në ditët e javët në vijim./Sinjali.



Read it all at Gazeta e Prizrenit