Finalja në Mynih dhe mundësia trofeu i Ligës së Kombeve ishin objektivat e Gjermanisë para se të përballej kundër Portugalisë.
Në fund të zotët e shtëpisë kanë mbetur pa finale dhe e vetmja gjë që mbetet për të garuar është vendi i tretë.
Portieri i Gjermanisë, Ter Stegen nuk e ka bërë dramë eliminimin, pavarësisht objektivave. Por ka shtuar se skuadra duhet të bëjë gjithçka për të fituar të paktën finalen për vendin e tretë.
“Do kishim dashur të ishim ne në finale, por nuk ishte e thënë.
Kemi gabuar dhe gabimet tona na kanë kushtuar.
Duhej të kishim bërë më mirë dhe këtë e dimë të gjithë. Do të kemi kohë për ta analizuar çfarë nuk bëmë mirë ndaj Portugalisë, por tani duhet të fokusohemi te takimi për vendin e tretë e duam këtë vend”, tha ai.