Beckham, së shpejti do të marrë titullin...

- Bota Sot

Beckham, së shpejti do të marrë titullin...

Me rastin e ditëlindjes së ardhshme të Mbretit Charles, David Beckham do të marrë titullin “Sir”. Zërat e ditëve të fundit janë konfirmuar tashmë nga burime të besueshme. I

sh-kapiteni i Anglisë do të nderohet me titullin më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, si për karrierën e tij të lavdishme në futboll, ashtu edhe për kontributin e dhënë në kauza humanitare.

Beckham, 50 vjeç, ishte emëruar më parë “Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike” (OBE) në vitin 2003. Ai ka zhvilluar 115 ndeshje me kombëtaren angleze dhe ka luajtur për klube të mëdha si Manchester United, Real Madrid, Los Angeles Galaxy, PSG dhe Milan, duke u tërhequr nga futbolli në vitin 2013.

Nuk është hera e parë që emri i tij përmendet mes kandidatëve për këtë nder të lartë. Në vitin 2017, disa media britanike publikuan detaje nga disa email-e, ku Beckham kritikonte sistemin dhe komitetin që ndan këto tituj. Ish-futbollisti u mbrojt asokohe duke thënë se bëhej fjalë për email-e private që ishin hakeruar dhe manipuluar.

Sot, si pronar i klubit amerikan Inter Miami, Beckham ka pasur një rol kyç në organizimin e Lojërave Olimpike të Londrës 2012 dhe është ambasador i UNICEF-it që prej vitit 2005. I martuar me ish-anëtaren e “Spice Girls”, Victoria, dhe baba i katër fëmijëve, në vitin 2024 u bë gjithashtu ambasador i “King’s Foundation”, duke mbështetur programet edukative të Mbretit Charles dhe përpjekjet për t’iu ofruar të rinjve një kuptim më të mirë të natyrës.



Read it all at Bota Sot