Roberto Baggio rrëfen grabitjen

- Bota Sot

Roberto Baggio rrëfen grabitjen

Në një rrëfim emocionues ish legjenda e futbollit italian Roberto Baxho ka treguar tmerrin e grabitjes në vitin 2024, kur në vilë po shikonte ndeshjen Itali-Spanjë. Mes të tjera ai kujton se ishin gjashtë agresorë e një prej tyre e kërcënoi me djalin të cilit i vunë pistoletën në gojë

Për herë të parë pas ngjarjes, legjenda e futbollit italian Roberto Baggio ka thyer heshtjen mbi grabitjen e dhunshme që përjetoi në vilën e tij në Altavilla Vicentina, më 20 qershor 2024. Në një intervistë emocionuese për një podcast, “Divin Codino” ka treguar detaje tronditëse nga ajo natë tmerri, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai dhe familja e tij.

“Ishte një grabitje e planifikuar. Ata dinin kush isha,” – tregon Baggio me zë të dridhur. Rreth orës 22:00, gjatë pushimit të ndeshjes Itali-Spanjë në Euro 2024, gjashtë persona të armatosur hynë në banesë dhe mbajtën familjen peng për rreth 45 minuta. “Na shtrinë për tokë, na kontrolluan çdo cep të shtëpisë,” – kujton ai.

Një nga momentet më të rënda ishte kur agresorët i vendosën armën në gojë djalit të tij, duke e kërcënuar që të tregonte vendndodhjen e një kasaforte – që në të vërtetë nuk ekzistonte fare. “Na thanë se nëse e gjenin, do na vrisnin të gjithëve,” – rrëfen Baggio.

Pavarësisht frikës, ish-fituesi i Topit të Artë 1993 tentoi të reagojë: “Instinktivisht dhashë një grusht dhe një goditje me këmbë, por ishin gjashtë… e dihet si përfundoi.”, shton ai. Trimëria nuk mjaftoi për të përballuar dhunën e organizuar të bandës.

Sot, një vit më pas, plagët fizike janë shëruar, por ato psikologjike mbeten të hapura.

“Kur sheh gruan dhe fëmijët e tu nën kërcënimin e armëve, zemra të çahet. Dhe më pas të mbetet rrahja e brendshme, zemërimi i pafund,” – shprehet ai me dhimbje.

Në fund, Baggio nuk fsheh zhgënjimin me hetimet: “Nuk di nëse janë kapur apo jo, autoritetet nuk na tregojnë gjë. Dhe mbase është më mirë kështu”, theksoi ish legjenda e futbolli".



Read it all at Bota Sot