“Jam gati! Mendoj se do të më fishkëllejnë përsëri.
Nuk bëra asgjë të gabuar, është vetëm një moment, por është pjesë e futbollit. Vëmendja ndaj meje mund të më ndihmojë dhe t’i çlirojë shokët e ekipit”.
Mark Kukureja tha këtë para ndeshjes gjysmëfinale të Spanjës kundër Francës në Ligën e Kombeve dhe e ka vënë re që nga vizita e tij në “Stuttgart Arena”.Në Gjermani nuk e kanë harruar, kujtimet janë ende të freskëta.
Sa herë që ai ka prekur topin, ai është fishkëllyer, por për të kuptuar arsyet, duhet të kthehemi pothuajse një vit prapa. Gjermania dhe Spanja po luanin në çerekfinalet e Euro 2024 në të njëjtin vend dhe në pjesën e dytë të kohës shtesë, gjuajtja e Musialas goditi dorën e majtë të Kuku-t.
Tejlor nuk fishkëlleu asgjë, por gjermanët e interpretuan atë si penallti dhe, që nga ajo kohë, ia bënë të ditur mbrojtësit të krahut. Ai u fishkëllye në gjysmëfinale kundër Francës në Mynih, u fishkëllye në finalen kundër Anglisë në Berlin dhe u fishkëllye përsëri mbrëmë në vendin ku filloi gjithçka.