Të gjithë janë me sy e veshë nga ndeshja Shqipëri – Serbi në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Çudia është se media serbe “Kurir” me Aleksandar Knezheviq e Vuk Zharkoviqin, kanë përcjellur komentatorin nga Kosova, Arlind Sadiku.
Madje ata shkruajnë me cinizëm!
Ky farë mediumi edhe e ka fotografuar.
“Gazetari kontrovers nga Kosova mbërrin në Tiranë.
Seanca stërvitore ishte e hapur për median për 15 minuta, dhe gazetari famëkeq shqiptar Arlind Sadiku ishte gjithashtu në tribuna.
Sadiku më parë mori pjesë në një konferencë për shtyp ku morën pjesë trajneri Stojkoviq dhe kapiteni Mitroviq.
Kujtojmë që Sadiku u nxor jashtë stadiumit në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar kur bëri me duar shqiponjën dykrenare, duke provokuar tifozët serbë”, shkarravit media serbe.