Kjo pyetje e bëri nervoz Dragan Stojkoviqin në Tiranë! Ia përplasi fytyrës gazetarit serb!

- Bota Sot

Kjo pyetje e bëri nervoz Dragan Stojkoviqin në Tiranë! Ia përplasi fytyrës gazetarit serb!

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, u bë nervoz me një pyetje të gazetarit serb.

Pyetje që i shkoi nerva nga një gazetar i mediumit serb.

“Përgjigja skandaloze e Piksit ndaj pyetjes së ‘Telegraf’ nëse ka frikë se do të pushohet nga puna nëse humbet ndaj Shqipërisë: "Nuk je normal".

Konkretisht, një gazetar nga ‘Telegraf’ e pyeti Piksin nëse kishte frikë për pozicionin e tij në rast humbjeje, dhe përgjigjja e Stojkoviqit ishte mjaft skandaloze”, shkruan media serbe “Telegraf”.

“Ne kurrë nuk bëjmë llogaritje, të paktën unë nuk bëj. Do të fitojmë aq pikë sa meritojmë, dhe erdhëm në Tiranë për të fituar, jo për të luajtur barazim dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur atje.

Je pak i çmendur, kur pyet këtë... Unë nuk mendoj fare për atë temë, kështu që nuk e di nga e morët këtë ide”, ka thënë Stojkoviq.



Read it all at Bota Sot