Kosova ”madhëron” festën e Bajramit, e mposht Armeninë në ”Fadil Vokrri”

- Gazeta e Prizrenit

Kosova ”madhëron” festën e Bajramit, e mposht Armeninë në ”Fadil Vokrri”

Kosova ka realizuar një rikthim spektakolar dhe ka fituar bindshëm ndaj Armenisë me rezultatin 5:2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja nisi me një disavantazh të dyfishtë për Dardanët. Pas një ndërhyrjeje të dobët të mbrojtjes, Nair Tiknizyan shënoi për 1:0, duke e devijuar portieri Amir Shaipi topin në portën e tij. Pas këtij goli, Armenia kaloi përpara, ndërsa më vonë Lumbardh Dellova barazoi rezultatin me një gol të bukur për 1:1 në minutën e 23-të. Por, në minutën e 29-të, Armenia riktheu epërsinë me Eduard Spertsyan, duke e përfunduar pjesën e parë me rezultat 2:1.

Në pjesën e dytë, Kosova u shfaq më agresive dhe më e organizuar. Pas një ndërhyrjeje të palejuar në zonë, Mërgim Vojvoda shënoi nga pika e bardhë për të barazuar 2:2 në minutën e 61-të. Pas katër ndryshimeve të bëra nga trajneri Franco Foda në minutën e 63-të, njëri prej zëvendësuesve, Lindon Emërllahu, shënoi për 3:2 në minutën e 71-të.

Në minutat shtesë, Albion Rrahmani shënoi dy gola, një në minutën e 90-të për 4:2 dhe një tjetër në minutën e 93-të për 5:2, duke siguruar një fitore të shpejtë dhe bindëse për Kosovën.

Kjo fitore vjen edhe në mungesë të disa lojtarëve kyç si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova. Megjithatë, zëvendësuesit treguan një paraqitje të shkëlqyer dhe vazhduan serinë e fitoreve të Kosovës.



Read it all at Gazeta e Prizrenit