Ezgjan Alioski është hero i kombëtares së Maqedonisë, ku ia solli një pikë me shije të fitores.
Belgjika me Romelu Lukakun është kthyer me një pikë nga Shkupi duke barazuar me rezultat 1:1 me Maqedoninë e Veriut.
Futboliisti De Cuype (28) ka shënuar për epërsinë e belgëve.
Në minutën e 86-të shqiptari Ezgjan Alioski nuk e ka lënë topin as të prek në tokë, me të parën nga goditur nga afërsia për 1:1 duke shtangur Belgjikën e Lukakut.
Kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, u paraqitën nga minuta e parë e Agon Elezi nga minuta e 46-të.
Musliu në minutën e 66-të u ndëshkua me karton të kuq.
Maqedonia mbetet pa humbje, një fitore e dy barazime.
Belgjika ka shënuar barazimin e në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Maqedonia renditet në vend të dytë me 5 pikë e Belgjika në të 4-tin me 1 sosh pas xhiros së tretë në Grupit J.