As pesimisti më i madh nuk e kishte menduar një humbje të thellë të Italisë në Oslo!
Kombëtarja e Norvegjisë ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Italisë, në xhiron e tretë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Për 45 minutat e parë Italia u shemb në stadiumin e Oslos.
Norvegjia ka treguar lojë shumë të mirë duke arritur tre pikë të mëdha.
Në Grupin I Norvegjia kryeson me 9 pikë apo me 3 fitore rresht e Italia renditet në vend të katërt me 0 pikë.
Ndeshja e parë për italianët në grup dhe humbja e parë e atë e thellë.