Meloni takohet në Romë me presidentin e Argjentinës: Bien dakord për planin e përbashkët ekonomik dhe tregtar

- Bota Sot

Meloni takohet në Romë me presidentin e Argjentinës: Bien dakord për planin e përbashkët ekonomik dhe tregtar

Një takim i rëndësishëm dypalësh u zhvillua mbrëmjen e sotme në Romë, ku kryeministrja italiane Giorgia Meloni priti presidentin e Argjentinës, Javier Milei. Takimi zgjati mbi dy orë dhe u përmbyll me dakordësimin për një plan të përbashkët veprimi mes dy vendeve për periudhën 2025–2030.

Sipas komunikatës zyrtare nga qeveria italiane, ky plan do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, por gjithashtu përfshin partneritet në fushën e hapësirës, lëndëve të para, sigurisë dhe turizmit.

Një element i veçantë i marrëveshjes është edhe intensifikimi i luftës kundër trafikut të drogës, ku prokuroria italiane kundër mafies do të shërbejë si model për ngritjen e strukturave të ngjashme në Amerikën Latine.

Gjatë takimit, palët rikonfirmuan mbështetjen për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Mercosur, ndërsa u theksua edhe nevoja për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Takimi mes Melonit dhe Mileit vjen në një moment kur të dyja vendet synojnë të thellojnë lidhjet strategjike dhe të përfitojnë nga potenciali i përbashkët ekonomik dhe gjeopolitik.



Read it all at Bota Sot