Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet nesër (20.45) në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshja që pritet me padurim në kuadër të grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Mediumi boshnjak “Sportsport” ka shkruar për një pyetje të çuditshme të gazetarit serb ndaj kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
“Gazetari serb i përmend gruan e tij Alisën kapitenit shqiptar, merr reagim të (pa) pritur”, shkruan media boshnjake.
“Gazetarët serbë e pyetën Gjiimshitin për Alisa Milenkoviq, modele serbe, dhe kjo pyetje e bezdisi kapitenin shqiptar”, shkruan më tej.
"Ne kemi ardhur këtu për futboll, jo për jetën tonë private dhe familjen time, e cila është e pranishme në të gjitha ngjarjet që kam", u përgjigj Gjimshiti.
“Ndoshta reagimi ishte i (pa) pritur, disa do të thonë shumë i butë, ndërsa të tjerë ende mendojnë se ai u përgjigj pikërisht siç duhej dhe se në atë moment nuk kishte nevojë për diskutime të mëdha”, shkruan media boshnjake.