Deputeti shqiptar në Gjermani: Takimi i Trumpit me Merzin i duhej SHBA-së

- Bota Sot

Deputeti shqiptar në Gjermani: Takimi i Trumpit me Merzin i duhej SHBA-së

Deli Balidemaj, deputet në parlamentin e Bavarisë së Epërme, ka folur për vizitën e fundit që pati kancelari gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë, dhe takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Në emisionin Edicioni Special, ai ka theksuar se Merz është i rëndësishëm për Trumpin dhe SHBA-në, pasi përfaqëson shtetin me ekonominë më të fortë në Evropë.

“Z. Merz është i rëndësishëm pasi përfaqëson ekonominë më të madhe evropiane, edhe Trump edhe Amerika e ka të nevojshme që Evropën ta ketë si partnere, respektivisht që Gjermania si lidere e Evropës të jetë në tavolinën e bisedimeve”.

“Me vet faktin se takimi ka zgjatur më shumë se sa është planifikuar e tregon edhe seriozitetin që ka pasur kjo bisedë, nuk duhet vetëm t’i shohim imtësirat që Merz i dha dhuratë Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij, Merz ka treguar respekt të madh për Trumpin dhe familjen e tij”.

“Por edhe Trump e falënderoi Merzin për gjuhën angleze, të cilit i tha se i pëlqen shumë edhe pse do të jetë vështirë me ty, do të thotë e ka marrë seriozisht bisedën dhe do të thotë kanë qenë shumë të hapur me njëri-tjetrin”, tha Balidemaj.

I njëjti ndër tjera ka shtuar se Trumpi dhe Merzi kanë folur edhe për numrin e ushtarëve të vrarë në luftën e Ukrainës, shifrat e dy liderëve nuk u përputhen me njëra-tjetrën.



Read it all at Bota Sot