Shqipëri-Serbi, sonte ndeshja e shumëpritur në Tiranë

- Bota Sot

Shqipëri-Serbi, sonte ndeshja e shumëpritur në Tiranë

Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" në Tiranë.

Kjo përballje është e ngarkuar emocionalisht për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve, veçanërisht pas incidentit të vitit 2014 në Beograd, ku një dron me flamurin e "Shqipërisë së Madhe", shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes dhe përleshje në fushë, shkruan KosovaPress.

Për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie. Janë angazhuar mbi 2,000 efektivë policie për të siguruar rendin brenda dhe jashtë stadiumit. Gjithashtu, është vendosur ndalimi i tifozëve serbë për të shmangur tensionet e mundshme.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë theksuar rëndësinë e ndeshjes, duke u fokusuar në aspektin sportiv dhe duke kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët për të arritur fitoren.



Read it all at Bota Sot