Sylvinho lë në tribuna mesfushorin e Serie A dhe tre lojtarë të tjerë për ndeshjen ndaj Serbisë

- Bota Sot

Sylvinho lë në tribuna mesfushorin e Serie A dhe tre lojtarë të tjerë për ndeshjen ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Duke qenë se në listën e lojtarvë të grumbulluar nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho ishin 27 futbollistë, katër prej tyre tashmë janë lënë në tribuna për këtë sfidë.

Rregullat e UEFA-s e thonë që vetëm 23 lojtarë mund të jenë në dispozicion për një ndeshje dhe kjo ka detyruar Sylvinhon që të largojë nga lista e tij katër lojtarë.

Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë lojtarët që janë sakrifikuar nga Sylvinho për ndeshjen ndaj Serbisë, ka raportuar Panorama Sport.

Një befasi mund të quhet mungesa e mesfushorit të Lecces, Medon Berisha, i cili në ndeshjet paraprake ndaj Anglisë dhe Andorrës ka qenë në bankën rezervë.

Pajazit kishte marrë disa minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese, teksa Dajsinani që ishte një risi nga Sylvinho, duhet të presë edhe pak për të marrë rastin e tij.

Adrian Bajrami në anën tjetër nuk ka marrë minuta loje nën urdhrat e Sylvinhos, ndonëse ftesa për të nuk ka munguar.



Read it all at Bota Sot