Të paktën tre persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur në sulmin më të madh me dronë rus në Kharkiv të Ukrainës.
Kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se qyteti po përjetonte sulmin më të fuqishëm të luftës deri më tani.
Ai e përshkruan në një moment se si “të paktën 40 shpërthime” ishin dëgjuar brenda një ore e gjysmë.
Informacionet paraprake tregojnë se 18 pallate apartamentesh dhe 13 shtëpi të tjera janë dëmtuar, thotë ai, duke e përshkruar sulmin si “terror të hapur”, raporton BBC.