Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil në Spanjë, ku një 93-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur 19 të tjerë.
Azili u përfshi nga flakët, ku fillimisht mori flak kati i parë, por më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën. Ngjarja ka ndodhur në Zaragoza, në verilindje të Spanjës.
Për sa i përket të lënduarve, ata ndodhen në spital për shkak se kanë thithur sasi të madhe tymi.
Shtëpia e të moshuarve strehon 132 persona.