Futbollisti Albin Krasniqi është larguar nga skuadra me renome Prishtina.
Lajmi e ka konfirmuar fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina.
“Faleminderit Albin!
Pas dy viteve të mbushura me përkushtim, pasion dhe lojëra të paharrueshme, Albin Krasniqi mbyll kapitullin e tij me FC Prishtinën.
Me 60 paraqitje në fanellën bardhekaltër, Albin kontribuoi fuqishëm në sukseset e klubit, duke ndihmuar në fitimin e Kupës së Kosovës dhe Superkupës së Kosovës.
Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd. Suksese në kapitullin e radhës Albin!”, njofton FC Prishtina.