Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka bërë të ditur në konferencën për shtyp, se nuk do ti ketë më vete Bojan Dimoskin dhe Isnik Alimin për ndeshjen e dytë të këtij cikli të qershorit në Grupin J për kualifikimin në Kupën e Botës.
Të hënën do të luajnë me Kazakistanin në Astana dhe për shkak të lëndimit këta të dy lojtarë nuk do të udhëtojnë.
Megjithatë, edhe pa Alimin dhe Dimoskin, kjo përzgjedhje e Maqedonisë mund të arrijë fitore.
Futbollistët nesër pasdite nisen për në Kazakistan.