Heroi i Maqedonisë së Veriut në barazimin (1:1) me Belgjikën, padyshim se është Ezgjan Alioski.
Futbollisti shqiptar ka shënuar në minutën e 86-të duke ia mohuar fitoren udhëtueseve dhe i siguroi pikë Maqedonisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
“Sigurisht që jam i gëzuar me golin e shënuar, sepse disi kompensova atë goditje të drejtpërdrejtë në pjesën e parë.
Jam i lumtur që arrita ta kompensoj, por mbi të gjitha jam i kënaqur që arritëm të merrnim një pikë kundër Belgjikës.
Treguam se mund të luajmë më mirë se çdo ekip, mendoj se e meritonim fitoren” – tha Alioski.