Albin Krasniqi i drejtohet me disa fjalë Prishtinës

- Bota Sot

Albin Krasniqi i drejtohet me disa fjalë Prishtinës

Futbollisti Albin Krasniqi nuk e ka pas të lehtë të ndahet me Prishtinën, me të cilën edhe e fitoi Kupën e Kosovës.

Krasniqi shprehet me fjalët me të mkira për klubin me renome dhe më të trofeshme në historinë e Kosovës. 

“FC Prishtina, Faleminderit për gjithçka! 

Dy vjet në Prishtinë nuk janë vetëm dy sezone futbolli. Janë dy vite jetë. Dy vite përplot emocione, sfida, suksese, buzëqeshje e sakrifica.

Dy vite ku e ndjeva fanellën jo vetëm si detyrë, por si pjesë të identitetit tim.

Në këtë klub nuk kam gjetur vetëm bashkëlojtarë, por vëllezër. Nuk kam pasur vetëm trajnerë, por udhëheqës që më kanë shty përpara kur s’kam pasë më fuqi.

Kemi pasë edhe një president të mirë, që ka qenë gjithmonë afër nesh ,edhe atëherë kur rezultatet nuk ishin në anën tonë.

Na ka qëndru afër me besim, mbështetje dhe fjalë të mira, kur kemi pasë më së shumti nevojë.

E mbi të gjitha, kam takuar njerëz të zakonshëm me zemra të mëdha ,ata që s’dalin në ekran, por që janë gjaku që rrjedh në arteriet e këtij klubi: punëtorët që çdo ditë kujdesen për gjithçka, me përkushtim e dashni të pastër.

FC Prishtina m’ka dasht kur ndoshta shumëkush tjetër s’e ka pa potencialin tim. Më ka dhënë besim kur unë vetëm kam dasht me u dëshmu. Për këtë, do të jem përjetësisht mirënjohës. Më ka ba me i dasht ngjyrat bardhekaltër me zemër, me djersë e me shpirt.

Sot, me emocione të përziera, po e filloj një kapitull të ri jashtë Kosovës.

Por po shkoj me mendjen plot kujtime e me zemrën plot dashni për këtë klub. Po largohem fizikisht, por një pjesë e imja do të mbetet gjithmonë këtu ,në fushën e stadiumit, në zhveshtore, në zërin e tifozëve, në çdo pëshpëritje pas golave.

Ky nuk është fundi. Ky është vetëm një mirupafshim.

FC Prishtina, gjithmonë do të jem me ty ,si lojtar, si tifoz, si njeri që të do pa kushte”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot