Rusia të shtunën akuzoi Ukrainën.
Kjo për shtyrjen e një shkëmbimi në shkallë të gjerë të të burgosurve dhe riatdhesimin e trupave të ushtarëve të vdekur për të cilët kishin rënë dakord gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll.
“Pala ukrainase ka shtyrë në mënyrë të papritur për një periudhë të pacaktuar, si pranimin e trupave ashtu edhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, tha kryenegociatori rus Vladimir Medinsky në mediat sociale, raporton The Guardian.
Delegacionet nga Moska dhe Kievi ranë dakord të hënën të shkëmbejnë të gjithë ushtarët e plagosur dhe ata nën moshën 25 vjeç që mbaheshin ende si robër lufte.