Kërkohet fitorja historike, rrugët e Tiranës “ngjyrosen” kuq e zi! Si është atmosfera para startit të Shqipëri-Serbi

- Bota Sot

Kërkohet fitorja historike, rrugët e Tiranës “ngjyrosen” kuq e zi! Si është atmosfera para startit të Shqipëri-Serbi

Atmosferë elektrizuese ka pushtuar Tiranën pak orë para përballjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, në kuadër të Kampionatit Europian.

Qyteti është veshur kuqezi, me flamuj që valëviten në çdo cep, ndërsa tifozët kanë zbarkuar në sheshet kryesore dhe pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, ku pritet të zhvillohet ndeshja.

Kjo përballje ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, duke kujtuar sfidat e kaluara dhe tensionet mes dy kombëtareve. Megjithatë, në fokus është sporti dhe dëshira për të shkruar historinë me një fitore të madhe për kuqezinjtë.

Forcat e rendit janë vendosur në pika strategjike për të garantuar sigurinë, ndërsa mijëra tifozë kanë udhëtuar nga rrethe të ndryshme dhe jashtë vendit për të qenë pjesë e kësaj dite historike.

Atmosfera live:

Ora 15:50 – Radhë të gjatë në kufi për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, policia në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup shpërndajnë ujë (Kliko këtu)

Ora 10:00 – “Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll”/ Ish-kapiteni mesazh kombëtares para Serbisë (Kliko këtu)

Ora 09:00 – Fundjava shënon fluksin më të madh në Pikën Kufitare të Morinës, mbërrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares, me flamuj kuq e zi



Read it all at Bota Sot