Tifozat Kuq e Zi u përjashtuan nga stadiumi, por bashkohen në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”

- Bota Sot

Tifozat Kuq e Zi u përjashtuan nga stadiumi, por bashkohen në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”

Tifozat Kuq e Zi janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren.

Por ata janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.

Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë,

Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj.

“Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre. TKZ është organizuar dhe do e ndjekin ndeshjen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, ku do jetë një zonë për fansat.



Read it all at Bota Sot