Në fushë edhe rivalët e Shqipërisë!
Anglia, kundërshtari i parë i Shqipërisë në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026, luan sot ndaj Andorrës në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.
Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel ka fituar 2 ndeshjet e para ndaj Shqipërisë dhe Letonisë me lehtësi e pritet që të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj ekipit modest të Andorrës.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të pasdites, Malta pret në fushën e vet Lituaninë në përballjen e vlefshme për Grupin G. Në radhët e Lituanisë bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i Gytis Paulauskas, ish-sulmuesit të Egnatias.