Mourinho flet me yllin e Bayernit

- Bota Sot

Mourinho flet me yllin e Bayernit

Vazhdon ende situata e nderë mes Leroy Sane dhe Bayern Munich.

Kontrata e Sane me Bayern skadon në 30 qershor të këtij viti dhe deri tani nuk ka asnjë shenjë për rinovim mes palëve.

Për 29-vjeçarin gjerman ka një interes të madh nga disa klube të njohura si në ligat kryesore në Europë, ashtu edhe në ligën arabe. Klubi i fundit që është futur në garë për Sane është Fenerbahce.

Sky Germany raporton se ka qenë vetë trajneri Jose Mourinho, i cili ka marrë në telefon Sane-n dhe ka folur personalisht me të, duke i kërkuar të transferohet te Fenerbahce.

Klubi i Stambollit i ofron gjermanit një rrogë vjetore 15 milionë euro në sezon dhe rolin protagonist dhe do jetë në qendër të projektit të tyre.

Po ashtu në garë për Sane është edhe rivali historik i Fenerbahce, kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray, i cili i ofron 10-12 milionë euro rrogë vjetore.

Në anën tjetër, Bayern duket se nuk ka hequr ende dorë nga Sane dhe i ka ofruar një rinovim kontrate, por jo me kushtet që lojtari dëshiron.



Read it all at Bota Sot