Ndizet atmosfera në prag të ndeshjes me Serbinë

- Bota Sot

Ndizet atmosfera në prag të ndeshjes me Serbinë

Kur na ndajnë më pak se 4 orë nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, në rrugët e Tiranës është ndezur atmosfera dhe kudo dëgjon këngë patriotike dhe thirrje për mbështetjen e djemve kuqezi për sfidën e sotme.

Të shumtë janë tifozët e ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe kudo nga trojet shqiptare.

Në një intervistë për A2CNN disa prej tyre u shprehën se fitorja sot është e sigurt dhe do marrim pjesë në Botëror.

“E kemi të sigurt biletën për në Botëror. Do marrim pjesë. Sot fitojmë 2-0 për ne. Shënojnë Asllani dhe Asani”, tha për A2 CNN, një tifoz nga Prishtina.

Ndërsa një tjetër tifoz po nga Kosova u shpreh: Nuk është problem leku, kemi gjetur bileta. Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova! Sot do e mundim Serbinë.



Read it all at Bota Sot