Burri përplas veturën në turmën me njerëz në Passau të Gjermanisë – të paktën pesë të lënduar, arrestohet shoferi

- Bota Sot

Burri përplas veturën në turmën me njerëz në Passau të Gjermanisë – të paktën pesë të lënduar, arrestohet shoferi

Një burrë përplasi veturën në një grup njerëzish në Passau, një qytet në shtetin bavarez të Gjermanisë.

Policia shtoi se ende nuk dihet nëse veprimi ishte me qëllim, raporton deutschewelle.

“Në këtë moment, nuk mund të përjashtohet mundësia që burri të ketë drejtuar qëllimisht automjetin drejt grupit të njerëzve”, njoftoi policia.

Sipas gjetjeve fillestare, shoferi i veturës së markës Mercedes, 48-vjeçar thuhet se ka përplasur një grup njerëzish që po qëndronin në trotuar, përfshirë gruan e shoferit, 38-vjeçaree dhe vajzën e tij, 5-vjeçare.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, po ashtu edhe numri i personave të plagosur dhe serioziteti i dëmtimeve të tyre.

Gazeta Passauer Neue Presse raportoi se tre persona u plagosën rëndë në vendngjarje.

Departamenti i hetimeve penale të Passaut po kryen hetimet në vendngjarje. Shoferi është ndaluar, thanë policia. 



Read it all at Bota Sot