Sylvinho befason

- Bota Sot

Sylvinho befason

Shqipëria përballet me Serbinë sot në “Arenën Kombëtare”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Për kuqezinjtë kjo është ndeshja e tretë për këtë edicion. Ndeshjen e parë në grup e humbëm 2-0 ndaj Anglisë, në ndeshjen e dytë fituam 3-0 ndaj Andorrës. Për Serbinë kjo është ndeshja hapëse për këtë edicion kualifikuesesh.

Ndërkohë janë publikuar dhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve për sfidën e sotme dhe ka jo pak surpriza te kuqezinjtë. Sylvinho na ka befasuar vërtet këtë herë dhe ka përdorur modulin 4-1-3-2.

Qendra e mbrojtjes do jetë Gjimshiti-Ajeti, në krah Hysaj dhe Mitaj. Julian Shehu e nis nga minuta e parë sonte para katërshes mbrojtëse, treshja e mesfushës vjen po ashtu me ndryshime, Asllani, Laci dhe Arbër Hoxha. Ndërsa në sulm do luajmë me dyshen Manaj-Broja.



Read it all at Bota Sot