Elseid Hysaj, ‘i mbijetuari’ i vetëm i mbrëmjes së Beogradit 11 vjet më parë

- Bota Sot

Elseid Hysaj, ‘i mbijetuari’ i vetëm i mbrëmjes së Beogradit 11 vjet më parë

Kuqezinjtë kërkojnë fitore kundër Serbisë në Tiranë, sfidë kjo që vlen për grupin K kualifikues të Botërorit 2026 dhe përballja më e famshme në histori daton më 14 tetor 2014, me sfidën në Beograd që u mbyll pas vetëm 42 minutave pasi tifozët serbë u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e Shqipërisë.

Mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd titullar për kuqezinjtë ishte edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë që italiani Giovanni de Biasi e hodhi në fushë nga minuta e parë.

Pothuajse 11 vjet më vonë, Hysaj është i vetmi që është grumbulluar edhe në këtë ndeshje nga i gjithë ekipi. Nga 23 emrat që ish-trajneri italian kishte grumbulluar asokohe, vetëm shkodrani vijon të jetë ende pjesë e Kombëtares.

Ndërkohë pjesë e skuadrës serbe nga 2014 vijojnë - portieri Predrag Rajkoviq, mesfushori Nemanja Gudel dhe sulmuesi Aleksandar Mitroviq, raporton ATSH.



Read it all at Bota Sot