Autoritetet ukrainase thanë se 11 persona u vranë dhe të paktën 17 u plagosën në sulmet ruse në Kharkiv dhe Kherson gjatë së shtunës.
Tre persona u vranë në një sulm rus në shkallë të paparë në Kharkiv, tha kryetari i bashkisë së qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Ihor Terekhov.
Dy persona të tjerë u vranë në Kherson, sipas guvernatorit të rajonit me të njëjtin emër, Oleksandr Prokudin.
Kharkivi pësoi sulmin më të fuqishëm që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, tha Terekhov për mediat vendase, duke folur për të paktën 40 shpërthime në një periudhë të shkurtër kohore.
"Armiku lëshoi njëkohësisht raketa, dronë Shahed dhe bomba ajrore të drejtuara. Të paktën 48 dronë, dy raketa dhe katër bomba të drejtuara u përdorën në sulmin rus",-tha ai.
Dy persona u vranë dhe të paktën 17 të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një shtëpie në lagjen Kievsky.
Kharkiv, një qytet me më shumë se 1.4 milion banorë para luftës, shumica e të cilëve janë rusishtfolës, ndodhet më pak se 50 kilometra nga kufiri me Rusinë, në verilindje të Ukrainës, dhe është shpesh shënjestër e sulmeve ruse