Papa Leo XIV takohet me presidentin italian Mattarella

- Bota Sot

Papa Leo XIV takohet me presidentin italian Mattarella

Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa Leo XIV u takua me Presidentin italian Sergio Mattarella në Pallatin Apostolik në Vatikan.

Papa Leo XIV mbajti një audiencë private me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, i cili shoqërohej nga fëmijët e tij dhe disa nipër e mbesa.

Ata diskutuan gjithashtu çështje të ndryshme sociale, duke u përqendruar veçanërisht në kontributin e Kishës në jetën e vendit.

Pas takimit me Papën për pak më pak se një orë, Presidenti u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Miros?aë Wachowski, Nënsekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta të zhvilluara në Sekretariatin e Shtetit, u shpreh vlerësim për marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe. U diskutuan tema ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë konflikteve të vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”,-vuri në dukje një njoftim për shtyp.



Read it all at Bota Sot