Futbollisti serb Aleksandar Mitroviq ndau përshtypjet e tij pas barazimit me rezultat 0:0 me Shqipërinë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
“Mendoj se nga mënyra se si shkoi loja, ata patën një penallti, mund të them se mund të jemi të kënaqur me pikën.
Një lojë e vështirë, me jo aq shumë cilësi, presioni u ndje si tek ata ashtu edhe tek ne.
Është ndeshja e parë, ka ende shumë për të luajtur, tani kemi një ndeshje me Andorrën pas disa ditësh, po i kthehemi asaj dhe po përgatitemi për të”, tha Mitroviq.
“ Ishte një ndeshje e vështirë. Nga të dyja palët. Unë gjuajta saktë një herë, portieri reagoi në mënyrë fenomenale.
Përveç penalltisë, nuk mendoj se pati ndonjë rast serioz dhe në fund të fundit një pikë është një rezultat i drejtë”, tha Mitroviq.