Myrto Uzuni pati disa minuta kundër Serbisë dhe pas sfidës u shpreh se të gjithë duhet të ndjehen krenar për djemtë e Kombëtares pasi dhanë shpirtin në fushë.
“Na mungoi fati se ekipi ka bërë një ndeshje të madhe sot, duhet të jemi krenarë se të gjithë çunat dhanë shpirtin në fushën e lojës, ishte çështje fati te penalltia, por këto janë gjëra që ndodhin në futboll, por duhet të jemi krenar për këta çuna.
Normalisht unë isha shumë afër Reit se kemi shumë vite shoqëri dhe po i thoja që nuk ka problem se kur je sulmues e humbet, por duhet të jesh i vëmendshëm sepse të vjen prapë shansi se je shumë afër portës.
I thash që nuk ka problem se bëri një pjesë të parë shumë të mirë duke luftuar i vetëm kundër 3 mbrojtësave të Serbisë, se Broja me Hoxhën ishin të hapur në krah dhe ai ishte i vetëm.
Tani duhet të fitojmë me Letoninë.
Unë jam sulmues dhe pres të më krosojë mesfushori i krahut dhe isha duke i thënë Dakut që futu aty mos prit, shfrytëzo hapësirën sepse mund ta shënojë mbrojtësi ose Daku të fuste këmbën dhe të fitonte penallti dhe kjo ishte e gjitha nisja e aksionit tim”, tha Uzuni.