Asllani: Doja ta gjuaja unë penalltinë por e vendos trajneri!

- Bota Sot

Asllani: Doja ta gjuaja unë penalltinë por e vendos trajneri!

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, komentoi përballjen me Serbinë e cila u mbyll në rezultatin 0-0 në "Air Albania". Kristja Asllani u shpreh se në këtë ndeshje kanë treguar kualitet ndërsa theksoi se besonin në fitore.

Sakaq, Asllani theksoi se i pret një përballje e vështirë me Letoninë ku Shqipëria duhet të marrë tre pikët.

"Duhet të jemi optimistë se treguam kualitetin tonë.

Besonim se do e fitonim këtë ndeshje por kemi një ndeshje të vështirë dhe me Letoninë dhe na duhen tre pikë."-tha Asllani.

Asllani u pyet edhe për gjuajtjen e penalltisë nga Rey Manaj, i cili e humbi shansin nga pika e bardhë. Ai u shpreh se do të donte të ishte ai për të shënuar.

"Do doja ta gjuaja unë penalltinë por trajneri e vendos."-tha Asllani.



Read it all at Bota Sot