Një grua theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, vritet nga policia gjermane

- Bota Sot

Një grua theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, vritet nga policia gjermane

Një grua tridhjetëvjeçare që therri me thikë disa kalimtarë në Mynih, u vra nga policia gjermane.

Incidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme ndërsa gruaja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa gjendja e viktimave të saj ende nuk dihet, raporton welt.

Motivi i sulmit për momentin mbetet i panjohur, ndërsa dyshohet se gruaja kishte probleme me shëndetin mendor.

Fillimisht, ajo goditi me thikë një burrë në zonën e Westendstraße, dhe pak më pas plagosi edhe një grua në Schwanthalerhöhe.

Disa policë tentuan ta arrestonin, por ajo vazhdoi të kërcënonte me thikë, ndaj në fund u qëllua me armë.

Policia nuk ka saktësuar sa herë është qëlluar dhe çfarë lëndimesh ka pësuar. 



Read it all at Bota Sot