Neymar, siç është raportuar nga klubi i Santosit, po kalon disa shqetësime shëndetësore.
Sulmuesi brazilian është konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Neymar i mungon skuadrës në seancat stërvitore prej ditës së enjte.
Pikërisht kjo mungesë kishte shqetësuar edhe tifozët, që po pyesnin për të.
Testi i radhës ndërkohë do të bëhet të hënën.
Mungesa në ndeshjen e radhës të kampionatit në anën tjetër është e pritshme.
Kjo pasi Neymar u ndëshkua me karton të kuq në javën e fundit. Kështu 33-vjeçari do të ketë kohë për t’u rikuperuar.