Refuzoi ofertën e Interit për pankinën

- Bota Sot

Refuzoi ofertën e Interit për pankinën

Patrik Viera ka rinovuar sot kontratën e tij me klubin e Xhenoas duke u bërë trajneri i saj deri në vitin 2027.

Ish-mesfushori i njohur francez i siguroi Xhenoas një mbijetesë të lehtë dhe e çoi në mesin e tabelës së renditjes me lojë e rezultate bindëse, aq sa pak ditë më parë zgjoi edhe interesimin e Interit.

Por Viera refuzoi ofertën e zikaltërve që e kërkuan për stolin pasi u largua Inzagi, pasi i kishte premtuar qëndrimin Xhenoas, me të cilën sot ka firmosur rinovimin e marrëveshjes.

“Ishte një periudhë shumë intensive që kur erdha këtu në nëntor. Ia dolëm t’i siguronin Xhenoas qëndrimin në Serinë A dhe të mbyllnim sezonin me krenari dhe vendosmëri, siç e meriton ky klub.

Jam mirë në këtë klub dhe qytet. Të zgjatnim marrëdhënien ishte gjëja më natyrale për të bërë, nuk u desh shumë për të gjetur një marrëveshje dhe kompletonim formalitetet burokratike.

Tani është momenti të bëjmë pak pushime por do të vazhdojmë të punojmë për t’u përgatitur për fillimin e sezonit të ardhshëm”, ishin fjalët e Viera pas firmës.



Read it all at Bota Sot