Vendos Barcelona

- Bota Sot

Vendos Barcelona

Duke ditur situatën financiare jo fort të mirë, drejtuesit e Barcelonës duket se kanë vendosur që të shpenzojnë 100 milionë euro për merkaton e verës dhe synojnë të bëjnë 3 përforcime.

Përforcimi i parë do jetë në portë, ku Barcelona ka zgjedhur portierin e Espanyol, Joan Garcia, për të cilin është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro, aq sa është klauzola e vendosur për portierin 24-vjeçar.

Flick ka kërkuar një anësor për sezonin e ri dhe drejtuesit katalanas duket se i janë rikthyes pistës së vjetër: Nico Williams. 22-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Barcelona verën e shkuar, por në fund zgjodhi të vazhdojë te Athletic Bilbao.

Por, situata duket se tani ka ndryshuar dhe lojtari kërkon të transferohet te Barcelona. Marrëveshja mes dy klubeve pritet të arrihet për shifrën 60 milionë euro, por negociatat s’do të jenë aspak të lehta.

Përforcimi i tretë pritet të jetë në krahun e majtë të mbrojtjes, ku drejtuesit e Barcelona i kanë vënë syrin Alejandro Grimaldo-s, i cili ka qenë më parë pjesë e Barcelonës B për 4 sezone, para se të transferohej te Benfica e më pas te Leverkusen.

Katalanasit janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për 29-vjeçarin, shifër e pranueshme për Leverkusen.



Read it all at Bota Sot